Superliga luan sot ndeshjet e javës së 25-të. Dueli më i fortë është ai në Shkodër, mes Vllaznisë dhe Partizanit, ndërsa Kukësi shkon në Gjirokastër.
Provën e parë e kaloi me sukses, por shpejt vjen e dyta.
Trajneri I Partizanit, Klevis Dalipi, nuk ka shumë kohë për t’iu gëzuar triumfit 3-0 ndaj Luftëtarit, sepse sot skuadra e tij luan në Shkodër ndaj Vllaznisë.
Një duel ndaj një kundërshtari që lufton për mbijetesë, ndërsa kryeqytetasit ende nuk janë të sigurt për Europën.
Jo vetëm kaq, por vazhdojnë polemikat për largimin e ish-trajnerit Sulejman Starova, dhe Dalipi jep një mesazh.
Pozitive për Partizanin është që nuk ka probleme të mëdha me dëmtimet dhe pezullimet, pra Dalipi ka se çfarë të zgjedhë.
Vllaznia gjithashtu kërkon pikë, pse jo edhe fitoren.
Me një gol të pësuar në gjashtë ndeshjet e fundit
Një tjetër ndeshje e fortë sot në orën 14:00 është ajo Luftëtari-Kukësi, dhe trajneri i kampionëve, Peter Pakult, është në hall.
Në orën 14:00 luhet edhe Lushnja-Laçi, ndërsa në renditje, Kukësi është i dyti me 42 pikë, Partizani I pesti me 35, ndjekur nga Luftëtari me 34 pikë.
Vllaznia vazhdon të rrezikojë duke qenë në vendin e tretë nga fundi, me 26 pikë./abcnews.al