Prezantohet plani i rindërtimit të Krujës, Rama: Shpronësimet me truall, jo me lekë në dorë

schedule15:50 - 4 Maj, 2020

schedule 15:50 - 4 Maj, 2020

Pas Fushë-Krujës, qeveria tashmë ka gati dhe programin e Rindërtimit për Krujën, që synon jo vetëm akomodimin në banesa të reja për të gjithë të të dëmtuarve nga tërmeti. Ndër të tjera në këtë program rindërtimi parashikohet infrastrukturë të re dhe shërbime të shtuara e cilësore në të gjithë zonën.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të hënë një bisedë online me Ministren e Kulturës, Elva Margariti, Minsitrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj dhe kreun e Bashkisë Krujë, Artur Bushi.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka sqaruar planin që do të ndiqet për rindërtimin e qytetit, ku ka theksuar se gjatë rindërtimit do të bëhet dhe rigjenerim urban i qytetit.

Ashtu si dhe në zonat e tjera është miratuar plani i rindërtimit dhe me Bashkinë e Krujës. Zona e rindërtimit në Krujë është në një shtrirje 9.5 hektare, ku është parë të nevojshme dhe një rigjenerim urban, duke e lidhur dhe me prezencën dhe afërsinë që ka mëe kalanë dhe gjithë pjesën turistike.Në këtë qytet ndërtesat e prishura janë godina të vjetra,që kanë paraqitur më shumë këtë problematikë,  zona e cilësuar si zonë për rindërtim kemi identifikuar dhe banesat kolektive me dëmtime të rënda, gjithashtu është planifikuar që banesat e dëmtuara jashtë kësaj zone të futen brenda zonës së rindërtimit”, tha Margariti.

Kreu i qeverisë e është ndalur edhe në procesin e shpronësimeve, i cili tha se për të mos humbur kohë dhe për të mos shpenzuar para më tepër, qytetarëve do t’i propozohet një marrëveshje.

Kjo marrëveshja konsiston në shpronësimit pronë për pronë, ose truall për truall në sipërfaqen e re që do ndërtohet për të prekurit nga tërmeti.

Plan ambicioz se përveç akomodimit kanë edhe një element plus. Të shërbejë kriza e madhe e tërmeti si një mundësi e madhe për transformim. Nga ndërtimi një hapësirë shumë më të mirë dhe më ta favorshme se ajo që kanë. Edhe për të shmangur shpenzimet e tepërta, edhe ata që të kenë mundësi të fitojnë një pronë të patundshme të vlefshme… nëse nuk duan atëherë të fillojmë me procedurën e zakonshme të shpronësimit“, është shprehur Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!