E diela do të pasohet me lehtësime të vazhdueshme të masave shtrënguese. Kështu është shprehur kryeministri Rama me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
Bashke me lajmin për lehtësimin e masave, Rama shton se mbetet gjithsesi meraku i sjelljes individuale sipas rregullave për të mbrojtur veten, familjen dhe shoqërinë.
Kreu i qeverisë thotë gjithashtu se deri me daljen e vaksinës, jo vetëm Shqipëria, por e gjithë bota po shkon drejt një normaliteti të ri ku me kufizime që fillojnë nga vetëdija njerëzore e gjithsecilit.
Postimi i plotë:
? KJO E DIELË E BUKUR me frymëmarrje më të qetë, do të pasohet nga lehtësime të vazhdueshme në vijim, POR MBETET MERAKU I MADH i sjelljes individuale sipas rregullave të mbrojtjes së shëndetit për veten, familjen, shoqërinë!
? Deri në daljen e vaksinës, e gjithë bota po shkon drejt një normaliteti të ri, me kufizime të arsyeshme që fillojnë nga VETËDIJA NJERËZORE E QYTETARE e secilit prej nesh.
? KEMI NJË BILANC FANTASTIK deri këtu, TË ARRITUR SË BASHKU dhe është e pajustifikueshme që të kthehemi mbrapsht, si pasojë e mungesës së vëmendjes ndaj shëndetit?
Kalofshi sa më mirë dhe më e mira do të bëhet, me durim, mirëkuptim, bashkëpunim, PËR FAMILJET TONA dhe PËR SHQIPËRINË??☀️
#SËBASHKU❤️??
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/551765925746504/