Elseid Hysaj i ka bërë një rreng bashkëshortes së tij, ish-misit Fiorenza Lekstakaj. Shkodrani, ndërkohë që kishte vendosur telefonin në pozicion të favorshëm për të filmuar, bën sikur u godit në kokë.
Partnerja e tij vrapoi për në kuzhinë kur dëgjoi zhurmën dhe Hysaj vijoi me rrengun, duke thyer diçka të fortë, çka shkaktoi edhe një të bërtitur të Fiorenzes.
“A u vrave?”, ishte pyetja e saj, ndërkohë që më pas ajo vë re telefonin dhe e kupton qe e gjitha ishte një lojë. “Je t’u rrejt”, shprehet Fiorenza në dialekt dhe largohet. Sigurisht që lojtari i Napolit më pas do qeshte. / abcnews.al