Një 12-vjeçar është aksidentuar mesditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Maliq në afërsi të fshatit Bulgarec. Mësohet se fëmija është dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin rajonal të Korçës.
Momentin e aksidentit fëmija ka qenë duke kaluar me biçikletë dhe gjatë përplasjes ka marrë plagë të rënda.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit “OPEL”, Dritan Lilollari është punonjës policie në komisariatin e Maliqit, ndërsa në momentin e aksidentit ka qenë jashtë shërbimit.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po vijon hetimet për zbardhjen e aksidentit, ndërsa theksohet se drejtuesi i mjetit ndodhet në Komisariat, ku po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 30.04.2020, rreth orës 15:40, në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Bulgarec, shtetasi D. L., duke drejtuar mjetin tip “Opel” dyshohet se është përplasur me një biçikletë që lëvizte një shtetas rreth 12 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, për ndihmë mjekësore.
Drejtuesi i mjetit ndodhet në Komisariat, ku po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.