E papritur: Ndahet nga jeta legjenda e klubit anglez

schedule12:18 - 30 Prill, 2020

schedule 12:18 - 30 Prill, 2020

Norman Hunter humbi betejën me koronavirusin pak kohë më parë, ndërkohë që një tjetër futbollist legjende i Leeds United ka vdekur mbrëmjen e djeshme. Bëhet fjalë për mbrojtësin Trevor Cherry, i cili ka qenë edhe pjesë e kombëtares së Anglisë në 27 takime.

“Leeds United janë të shokuar dhe thellësisht të trishtuar prej lajmit që legjenda e klubit, Trevor Cherry, ka ndërruar jetë papritur në moshën 72-vjeçare. Mbrojtësi Cherry numëron 486 ndeshje me klubin tonë në të gjitha kompeticionet, nga viti 1972, në vitin 1982.

Që në sezonin e parë ai ndihmoi klubin ët shkonte në finalen e Kupës së Kupës, në vitin 1973. Dy vite më pas ai ndihmi që Leeds United të shkonte në finalen e Champions League (European League quhej atëherë). në vitin 1976 pasoi si kapiten Billy Bremner.

Mendimet dhe lutjet tona janë me gruan e Trevor, Sue, djemtë Darren dhe Ian, vajzën Danielle dhe me pesë nipërit e tjerë”, shkruan klubi anglez mes të tjerash në uebsajtin zyrtar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!