Një sërë aktivitetesh për edukimin financiar të brezit të ri do të zhvillohen këtë javë. Banka e Shqipërisë çeli javën e parasë, një aktivitet mbarëbotëror që për të disatin vit radhazhi zhvillohet edhe në vendin tonë.
“Ç’të mbjellësh, do të korrësh”. Me këtë moto u çel java e parasë në vendin tonë që për të disatin vit radhazi zhvillohet për të mësuar të rinjtë si të kujdesen për të ardhurat dhe kursimet.
Java e parasë është një aktivitet mbarëbotëror që ka për qëllim ndërgjegjësimin që qyetarët të marrin vendime financiare të mirëmenduara. Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave dhe mbështetjen e Ministrisë së Arsimit organizojnë aktivitete të larmishme me fëmijë dhe të rinj, të cilët edukohen si të mendojnë financiarisht apo si t’i kuptojnë ndryshimet në sistemet ekonomike ku jetojnë. /abcnews.al