Jo vetëm Çinari objektiv, klubi turk piketon një tjetër në Superiore

schedule10:20 - 29 Prill, 2020

schedule 10:20 - 29 Prill, 2020

Menemenspor nuk i ndahet Superiores, teksa “Yeniasir” vijon të nxjerrë të tjerë emra që klubi turk dëshiron t’i transferojë. Laçi është një prej shënjestrave, pasi u kanë marrë Gentian Selmanin dhe David Domgjonin. Këtë herë nuk përmendet Kyrian Nwabueze, por një tjetër sulmues.

 

Lajmi për Xhixhën

Redon Xhixha është objektivi i Menemenspor, që gjithashtu thuhet se kërkon edhe Erald Çinarin e Partizanit. Mediat turke shkruan se pritet të kontaktohet klubi i Laçit, pasi Xhixha është nën kontratë dhe duhet arritur më parë një marrëveshjeve mes klubeve.

Këtë sezon sulmuesi është paraqitur mjaft mirë, duke qenë shënuesi i dytë pas Nwabueze. Xhixha e ka gjetur rrugën e rrjetës nëntë herë në kampionat dhe pas tre sezonesh te Laçi ai do të donte të hidhte një hap përpara dhe të kalonte në një klub jashtë vendit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!