Ndalen shkarkimet në Fierzë dhe Koman

schedule09:00 - 12 Mars, 2018

schedule 09:00 - 12 Mars, 2018

Reshjet e shiut kanë filluar përsëri në pjesën veriore të vendit, por nga hidrocanetralet shkarkimet janë ndaluar. Sipas raportimit më të fundit mëngjesin e sotëm Fierza ndodhet në kapacaitetin 195 m e po punon me kapacitet të plotë, por shkarkimet janë zero. Edhe në Koman  të gjitha nuk ka shkarkime dhe po prodhohet energji me kapacitet të plotë. Kurse në Vaun e Dejës megjithë po punohet me kapacitet të plotë, shkarkimet vazhdojnë në masën 200 m kub në sekondë. Ndërkohë në zonën e Nënshkrodres niveli i ujit është ulur, por banorët vazhdojnë të jenë të kufizuar. Më i dëmtuar është fshati Obot, aty ku janë dëmtuar kultura të tëra bujqësore dhe uji mban të rrethuar për disa ditë shumë shtëpi./abcnews.al