Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Valë” ndryshimesh në burgje/ Emërohen drejtues të rinj pas kontrolleve dhe zbulimit të sendeve të paligjshme

schedule21:23 - 28 Maj, 2026

schedule 21:23 - 28 Maj, 2026

Ndryshojnë drejtuesit në disa institucione të ekzekutimit të vendimeve penale në vend.

Klodjan Myrto emërohet drejtor në IEVP Reç, zëvëndëson Algert Çekrezi.  Arjan Bozhaj është komanduar drejtor në IEVP 313. Alban Zela është komanduar në IEVP Rrogozhinë pas pezullimit të Bilal Hasës. Në paraburgimin e Elbasanit është emëruar Markiz Sallufi, i cili ka zëvëndësuar Qazim Hoxhën.

Ndryshimet që janë firmosur nga drejtori Adriatik Kupi kanë ardhur pas dhjetra kontrolleve që janë ushtruar në të gjitha IEVP e Republikës ku janë gjetur sende të paligjshme, përfshirë aparate celularë, fisha karikimi, sasi lënde narkotike të dyshuar kanabis, thika artizanale etj.



Kontrollet kanë nisur prej muajit prill kur Kupi u emëruar në krye të DPB, duke zëvendësuar Klevis Qosen, i cili tashmë është drejtor i AMP.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!