Sot një vit më parë, Van Dijk barazoi rekordin 14 vjeçar të John Terry

schedule20:20 - 28 Prill, 2020

schedule 20:20 - 28 Prill, 2020

Si sot një vit më parë, Virgil Van Dijk u bë mbrojtësi i parë pas 14 vitesh qe shpallej lojtari më i mirë në Premier League. Mbrojtësi i fundit që e kishte fituar këtë çmim prestigjioz, ishte John Terry në vitin 2005.

Mbrojtësi i Liverpool ishte një ndër lojtarët më të mirë në botë, duke u renditur dhe i dyti në “Topin e Artë”. Edhe pse sezonin e shkuar u shpall Manchester City kampion, Van Dijk e mori çmimin si lojtari më i mirë në kampionatin anglez, duke mposhtur De Bruyne dhe Sterling.

Van Dijk është mbrojtësi i dytë më i shtrenjtë në botë pas Maguire, pasi Liverpool pagoi plot 75 milion euro për shërbimet e tij, para që u arkëtuan nga ekipi i Southampton./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!