Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka folur para takimit me kreun e Nismës, Fatmir Limaj.
Mustafa ka thënë se koalicioni i ri qeverisës i ka numrat në Kuvend, ndërsa shton se nuk janë diskutuar ende emrat e ministrave.
“Ne jemi duke biseduar. Unë s’kam qenë i përfshirë drejtpërdrejtë në këto negociata por ka qenë kandidati për kryeministër. Edhe ai është sot këtu dhe me të do të bisedojmë se deri ku kemi arritur. Sidoqoftë, negociatat i bën ekipi në krye me Avdullah Hotin”, ka thënë Mustafa.