Rusia ka testuar me sukses super-raketën hipersonike, që konsiderohet e paprekshme dhe që mund të kapërcejë mburojën amerikane të raketave. Njoftimi ka ardhur nga vetë Kremlini.
Rusia ka testuar me sukses lëshimin e raketës hipersonike “Kinzhal”, e cila konsiderohet e paprekshme sepse mund ta kapërcejë mburojën amerikane të raketave. “Ekuipazhi i një bombarduesi MiG-31, ka kryer një test lëshimit të një raketë preçize hipersonike “Kinzhal”, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë. Raketa në fjalë, e cila ka një rreze prej më shumë se 2,000 kilometra dhe është dhjetë herë më e shpejtë se zëri.
Sipas njoftimit, “Kinzhal” goditi një objektiv në një poligonin ushtarak në Rusi. Raketat hipersonike transportohen nga avionët luftarakë.
Në fjalimin e fundit për gjendjen e shtetit përballë parlamentarëve të Asamblesë Federale, Putin i tregoi botës, veçanërisht NATO-s, forcën ushtarake të vendit të tij. Presidenti rus njoftoi se super raketa e re bërthamore ka kaluar testet.
“Ka një kokë të pakufizuar dhe një trajektore të paparashikueshme të fluturimit”, pohoi Putin, duke shtuar se raketa është e pacenueshme ndaj sistemeve anti-avionë, përfshirë mburojën amerikane dhe nuk ka analogë në botë.
Gjithashtu presidenti rus bëri me dije se ushtria e tij posedon dhe një dron nënujor, i aftë për të goditur flotat detare dhe që mund të veprojë në fshehtësi. Ndër të tjera tha se shkenctarët ruse po punojnë për krijimin e armës me lazer./abcnews.al