Mali i Zi në fund të sfidës me Covid 19, fillon përgatitjet për kthim në normalitet

schedule14:49 - 28 Prill, 2020

schedule 14:49 - 28 Prill, 2020

Mali i Zi është vendi i parë në rajon deri më tani që ka bërë me dije se është në fund të fazës së përballjes me koronavirusin dhe po përgatitet për tu kthyer në normalitet.

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviç ka deklaruar se vendi i tij pritet që ti kthehet normalitetit me 18 maj.

Ndër të tjera Markoviç në një deklaratë për mediat vendase është shprehur se qeveria po përgatit vetëm një paketë serioze për industrinë e turizmit me bankat dhe Fondin e Investimeve dhe Zhvillimit, për të cilin ai tha se do të synojë të ruajë investimet në turizëm duke siguruar likuiditetin e ekonomisë së turizmit, në mënyrë që të jetë gati për të filluar sezonin.

“Faza tjetër e përshpejtimit ekonomik dhe fillimi i aktiviteteve të reja është 18 maji kur do të lansojmë hotele, restorante, kafene, klube dhe besojmë se në këtë mënyrë do të fillojmë të rikthejmë në jetë të gjithë vendin, për të vënë potencialin tonë krijues, ekonomik, qytetar dhe personal në një funksion të shpejtë të rimëkëmbjes,” ka thënë ai.

Ndërkohë deri më tani në Malin e Zi janë konfirmuar 321 persona me koronavirus, dhe 7 të tjera kanë humbur jetën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!