Argjentina i vë çelësin futbollit, deri në fund të këtij viti. Federata Argjentinase e Fubtollit ka marrë këtë vendim pas një mbledhjeje që Komiteti Ekzekutiv ka bërë ditën e sotme. Presidenti Claudia Tapia dhe anëtarët e tjerë të KE, e kanë parë të udhës që të ndalen për momentin.
AFA ka pezulluar çdo kampionat për momentin dhe sezoni i ri mendohet të nisë në fillim të vitit 2021, siç ndodh në kampionatet e tjera në Amerikën e Jugut, ku ndjekin udhëzimet CONMBEBOL dhe kampionatet luhen mbyllen brenda një viti kalendarik.
Në lidhje me skuadrat që bien dhe ngjiten do të vendoset në një moment të dytë. Objektivi i AFA është që futbolli të rikthehet dhe të luhet me tifozë, kur të jenë kushtet e duhura për ta bërë diçka të tillë. /abcnews.al