Pentagon publikon zyrtarisht videot që vërtetojnë ekzistencën e qënieve jashtëtokësore

schedule14:10 - 28 Prill, 2020

schedule 14:10 - 28 Prill, 2020

Pentagoni ka publikuar zyrtarisht të hënën tre video të filmuara nga pilotët e Marinës, që tregojnë ndërveprime me “fenomene ajrore të paidentifikuara”.

Njëra nga videot që ka qarkulluar për vite me radhë tregon një incident nga viti 2004, dhe dy të tjerat janë regjistruar në janar 2015, sipas Sue Gough, zëdhënëse e Departamentit të Mbrojtjes, shkruan CNN.

Videot u bënë publike në vitet 2007 dhe 2017, dhe Marina e ka verifikuar më herët vërtetësinë e tyre.

Pentagoni e bëri zyrtare prezencën e këtyre objekteve të paidentifikuara “në mënyrë që të sqarojë çdo ide të gabuar nga publiku nëse pamjet që kanë qarkulluar ishin të vërteta, apo nëse ka apo jo më shumë në video”, sipas zëdhënëses së Pentagonit, Sue Gough.

“Pas një rishikimi të plotë, departamenti ka përcaktuar që lëshimi i autorizuar i këtyre videove të paklasifikuara nuk zbulon ndonjë aftësi apo sistem të ndjeshëm”, tha Gough në një deklaratë, “dhe nuk imponon asnjë hetim të mëvonshëm të ndërhyrjeve ushtarake të hapësirës ajrore nga fenomene të paidentifikuare ajrore”.

Pamjet tregojnë ato që duket se janë objekte të panjohura fluturuese që lëvizin me shpejtësi ndërsa regjistrohen nga kamerat me infra të kuqe.

Dy pilotët luftarakë në një mision rutinor stërvitjeje u dërguan për të hetuar objektet e paidentifikuara që Marina kishte ndjekur me javë të tëra.

Pilotët e Marinës gjetën një objekt rreth 12 metra të gjatë, që rrinte rreth 15 metra mbi ujë, dhe ai filloi një ngjitje të shpejtë në ajër, kur pilotët u afruan, para se zhdukej shpejt.

“S’kisha parë kurrë pamje të tillë”, tha një prej pilotëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!