Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona si dhe ka shpallur në kërkim një tjetër për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Në bazë të informacioneve që autoritetet siguruan në rrugë operative kanë goditur një rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Kështu që, policia arrestoi K. V., 23 vjeç, G. L., 26 vjeç dhe A. L., 23 vjeç, si dhe shpalli në kërkim M.K., 32 vjeç.
Ata u arrestuan pasi gjatë kontrollit të kryer në mjetet e tyre tip “Audi” dhe “Golf 4”, policia gjeti dhe sekuestroi 155 kg kanabis sativa.
Gjithashtu u sekuestrua në cilësinë e provës materiale edhe 13.100 lekë, 2 automjete dhe 4 telefona celular./abcnews.al
155 kg kanabis në makina, arrestohen 3 persona
schedule13:31 - 11 Mars, 2018
schedule 13:31 - 11 Mars, 2018
