Këtë të martë është shënuar edhe viktima e 30 nga koronavirusi në vendin tonë. Viktima është 52 vjeccari S. B. nga Kruja, i cili vuante dhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.
Burime për Abc News bëjnë me dije se viktima ishte infektuar nga bashkëshortja që ishte punonjëse masonerie.
Gazetarja Ajgena Korbi raporton për Abc News se 52 vjeçari ndodhej prej disa ditësh i intubuar dhe në mesnatë gjendja shëndetsore e tij është përkeqësuar dhe ka humbur jetën pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë.
Ndërkohë një ditë më parë ka ndërruar jetën një 73 vjeçar në Spitalin Shefqet Ndroqi. Deri më tani në vendin tonë janë konfirmuar të prekur nga koronavirusi 750 persona./abcnews.al.

