Sherr me thika në Tiranë, një i plagosur

schedule09:33 - 28 Prill, 2020

schedule 09:33 - 28 Prill, 2020

Një sulm me thikë për pak i ka kushtuar jetën një 23 vjeçari në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë.

I riu është goditur disa herë me thika nga dy të rinj të tjerë duke i rrezikuar seriozisht jetën. Fill pasi është njoftuar në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila ka arrestuar dy të rinjtë që sulmuan 23 vjeçarin.

Njoftimi i policisë

Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me pasoja të rënda.

Ndërhyrja në kohë e Shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 çoi në pranga dy shtetas, për vrasje të mbetur në tentativë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas njoftimit të marrë se në një ambient Fast Food-i, në rrugën “Myslim Shyri”, po ndodhte një konflikt mes disa personave, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm me pasoja të rënda për jetën e një shtetasi.

Shtetasit R. O., 21 vjeç dhe A. G., 27 vjeç kishin hyrë në ambientet e një Fast Food-i, në rrugën “Myslym Shyri” dhe për motive të dobëta po konfliktoheshin me shtetasin R. Sh., 23 vjeç, duke e goditur me thikë disa herë në trup, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërhyrja e Policisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Në cilësinë e provës materiale, grupi hetimor sekuestroi një armë të ftohtë thikë, me të cilën autoret kryen veprën penale.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët e Hetimit të Krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve R. O. dhe A. G., për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet e para hetimore i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për hetime të mëtejshme.