Një i moshuar nga Berati ka ndërruar jetë pak ditë më parë në një hotel në Durrës.
Kjo ngjarje daton në datën 25 prill por nuk është raportuar nga autoritet shtetërore.
I moshuari kishte vite që kurohej në Itali nga tumori, por nuk ja doli dot të mbijetonte.
Është e dhimbshme që një njeri në kushte të tilla shëndetësore nuk mbylli dot sytë pranë të afërmve të tij, por ju nënshtrua karantinës së detyruar si të gjithë shqiptarët e tjerë të kthyer që janë strehuar në hotele.
Burime pranë spitali të Durrësit thonë për ABC News se 75 vjeçari nga fshati Dushnik i Beratit kishte pasur disa shqetësime shëndetësore dhe në datën 25 prill i kishte telefonuar numrit 127.
Për të parë nga afër gjendjen shëndetësore.
Në hotelin emri i të cilit nuk bëhet publik u dërgua një ekip mjekësor që nuk e vlerësoi si rast të rëndë që duhej të transportohej për në spital.
Por të nesërmen ai mbylli sytë.
Abc News shkoi këtë të hënë në fshatin e të moshuarit.
Jashtë kamerës djali i tij sqaroi se i ati ishte shumë i sëmurë dhe së fundmi kishte bërë një operacion në Itali.
Sipas tij ai nuk duhej të qëndronte në hotel ku dhe ndërroi jetë.
I biri nuk vijoi më tej rrëfimin dhe zgjodhi ta mbyllë këtë histori me brengën se kur i ati mori frymë për herë të fundit ai nuk i ndodhej pranë./abcnews.al

