Fundjava me diell/Qytetarët në plazhet e Durrësit e Vlorës

schedule16:03 - 10 Mars, 2018

schedule 16:03 - 10 Mars, 2018

Shumë qytetarë kanë preferuar që këtë fundjavë me temperaturë tipike pranverore ta kalojne pranë bregdetit. ABC Neës sjell atmosferën në Durrës dhe Vlorë.

Pas periudhës së dimrit  erdhi një fundjavë marsi. Me diell dhe temperatura të larta. Të ardhur nga kryeqyteti, por edhe rrethe të tjera të vendit qytetarët janë dyndur drejt plazhit të Durrësit. Dikush preferon të shëtisë e pas kësaj një kafe, apo një drekë buzë detit. Qytetarët,  bregdetin e konsiderojnë një vend të përshtatshëm për t’u relaksuar.

Për të ofruar një mjedisi me të pastër në terren kanë dalë dhe punonjës të ndërmarrjes së pastrimit. Krahas mbetjeve urbane ata punojnë për heqjen e leshterikut, i mbetur pas nga moti i keq.

Edhe vlonjatët preferuan ta kalojnë ditën e pushimit pranë bregdetit. Ka nga ata që ushtrojnë peshkimin me shpresën se do të kenë fat. Por nuk mungojnë edhe guximtarët që lahen në ujërat e detit Jon. Me këtë dite ndryshe në Vlorë duket se i kemi thënë lamtumirë stinës së dimrit.

Gazetarë të ABC News: Enkeleda Arapi, Elton Nika