Të gjithë i ka marrë malli për pak futboll, ndeshje, duele dhe gola. Drejtuesit e lojës më të bukur shpresojnë që sezonet e mbetura përgjysmë të mbyllen dhe skuadrat të rikthehen sa më shpejt të jetë e mundur në fushë. Vera do të jetë e mbushur me përballje, teksa Sky Sports raporton propozimin e FIFA-s.
Qeveria Botërore e Futbollit ka vendosur të bëjë një ndryshim në rregulloren e lojës më të bukur. Këto kohë pandemie është hedhur ideja e rritjes së numrit të zëvendësimeve gjatë një ndeshje. Momentalisht kryehen tre, por FIFA dëshiron të çojë numrin e ndërrimit të lojtarëve në pesë.
LEXO EDHE: EKSKLUZIVE/ Superiorja si Premier League? Zbuloni çfarë mendojnë 10 trajnerët
Ndeshjet do të jenë të ngjeshura, skuadrat do të vuajnë mungesën e aktivitetit dhe ky veprim është marrë për t’i ardhur në ndihmë trajnerëve, të cilët do të kenë më shumë alternativa. Tani pritet vetëm konfirmimi i IFAB (Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit), ajo që miraton rregullat e lojës së futbollit. /abcnews.al