Kryeministri Edi Rama ka publikuar rregullat që duhet të ndjekin bizneset për të marrë një autorizim për lëvizje.
Shefi i qeverisë përmes një postimi në Facebook, shkruan se për lëvizjen e stafit të biznesit në e-Albania janë përcaktuar tre kategori kryesore, leje dalje për transport stafi, leje për të marrë shërbime private dhe leje e veçantë për bizneset që ofrojnë shërbim 24 orë.
Lexo edhe: LISTA/ Blloku i dytë bizneseve që hapen sot, këto janë dyqanet që dalin nga karantina
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2606427516260390/
Postimi i Plotë:
Lehtësohet lëvizja për bizneset e lejuara! Gati “leje qarkullimi sipas nevojës së subjekteve” në www.e-albania.al
?Tre seksione të dedikuara sipas profilit të biznesit, për:
✅ Transport për stafin me autobusë ose furgona
✅ Leje-dalje për të marrë shërbime private dhe publike në çdo kohë brenda fashës orare zyrtare: 05.00-17.30
✅ Leje e veçantë për bizneset që ofrojnë shërbim 24/24
?Kujdes! abuzimi me aplikimet për leje duke zgjedhur seksionin që nuk ka asnjë lidhje me aktivitetin tuaj, sjell bllokimin e biznesit tuaj në sistem.
?Ndiqni videon orientuese për procedurën dhe të gjitha paqartësitë! ?/abcnews.al