Analisti Skënder Minxhozi thotë se as opozita dhe as protesta, nuk e kanë çështjen e Zvërnecit në qendër të tyre.
Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Minxhozi u shpreh se protesta tanimë është ktheyr më shumë në dekor dhe se po e humbet shansin për të qenë faktor influencues.
“Berisha me ambientin është sjellë ashtu siç është sjellë, ka dhënë leje për HEC, lumenjtë e Shqipërisë, ato që mbetën, tentuan t’i kthejnë në basene hidrike duke shpërfillur standardet mjedisore. Sa i përket Zvërnecit, e ka zgjidhur angazhimi i Ramës, për të rishikuar dy ligje, të investitorëve strategjikë dhe të zonave të mbrojtura. Unë mendoj se kjo i jep një drejtim çështjes. As opozita dhe as protesta nuk e ka Zvërnecin në epiqendër të saj. Protesta është kthyer në prezencë endemike në bulevard. shtë diçka e mirë që protestohet. Protesta po bie në përsëritje, nuk po afirmon kërkesa të qarta. Protesta po e humbet shansin për të qenë edhe faktor influencues dhe po kthehet më shumë si dekor”, theksoi ai./abcnews.al



