Analisti Skënder Minxhozi thotë se problemi me pronat pengon zhvillimin e vendit.
Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Minxhozi u shpreh se është abuzuar me ligjet, duke krijuar një amulli.
Minxhozi shtoi se qeveria, me paketën e maleve, po sjell një projekt të ri zhvillimor.
“Mendoj se çështja ishte e Thethit, një simbol i kësaj, i kompleksitetit të çështjes. Unë e dëgjova shpjegimin e Ramës në Theth dhe m’u duk korrekt. Rama tha se unë erdha dhe thashë që do merremi me legalizimin e atyre tullave të vjetra, por kjo u lexua si dritë jeshile për të investuar. Kjo është ajo që ka ndodhur me pronat, është abuzuar me ligjet. Është krijuar një amulli, mbivendosje dhe sot kemi një projekt, shikoni Thethin, ose paketa e maleve, kemi projekt zhvillimor. Tani mbivendoset një problem i vjetër, ku të gjithë pretendojnë gjithçka. Është situatë kaq regresive që pengojnë edhe projektet që sjellin zhvillim. Ligji 7501 nuk e zgjidhi çështjen e pronës”, theksoi ai./abcnews.al



