Interi është një nga klubet më të interesuara për Marash Kumbullën dhe akordi mes palëve është shumë afër. Edhe qendërmbrojtësi shqiptar preferon kalimin te skuadra e Contes, teksa zikaltrit kanë një plan për të siguruar përfundimisht shërbimet e tij.
Një opsion që do t’i pëlqente shumë edhe Hellas Veronës, klubet që zotëron kartonin e 20-vjeçarit nga Malësia e Madhe. Tuttosport raporton se Interi është gati ta lërë në huazim te skuadra aktuale edhe për sezonin e ardhshëm.
Një veprim që bëhet për të rritur edhe më shumë Kumbullën, përpara se të hedhë hapin e madh. Emra si Skriniar, De Vrij, Godin, D’Ambrozio dhe Ranocchia rivalizojnë mes tyre për një vend titullari dhe lojtari i kombëtares mund të haste vështirësi për të luajtur.
Gjithsesi, Igli Tare është gati të përfitojë. Lazio nuk dorëzohet për Kumbullën dhe drejtori sportiv pritet të tundojë atë, duke i premtuar një vend si titullar në repartin defensive të skuadrës së Simone Inzaghit. /abcnews.al