Manchester City, një klub me lojtarë të mëdhenj në çdo pozicion, asnjëherë nuk ngurron të përforcohet edhe më tepër në merkato. Edhe gjatë merkatos së verës, parashikohet që “Qytetarët” të shpenzojnë shifra të frikshme. Objektivi kryesor i tyre, mendohet të jetë Houssem Aouar, ylli i Lyon.
Mesfushori shihet si pasuesi ideal i David Silvës, me këtë të fundit që do e mbyllë aventurën e tij në Mançester pas plot 1 dakade. Gjithsesi, transferimi i Aouar, duket shumë i vështirë, pasi presidenti i Lyon, Jean-Michel Aulas ka konfirmuar se do të bëjnë të pamundurën që ta mbajnë mesfushorin.
“Houssem nuk ka thënë kurrë që dëshiron të largohet. Ne do të përpiqemi që ta mbajmë atë këtu, edhe pse ka shumë interes për të. Pwr momentin, nuk ka negociata me asnjë klub”, u shpreh presidenti i Lyon./abcnews.al
Lyon President Jean-Michel Aulas on Houssem Aouar to Man City rumours ?
“Houssem has not said he wants to leave. We want to try to keep him even though the interest is considerable. There are no negotiations ongoing.” pic.twitter.com/Wnul3cpR6l
— Goal (@goal) April 25, 2020