Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kishte kollë dhe temperaturë, një 16 vjeçare me koronavirus në Berat

schedule12:12 - 25 Prill, 2020

schedule 12:12 - 25 Prill, 2020

Berati është shfaqur sërish në hartën Covid të Shqipërisë me një tjetër rast pas shërimit të një të prekuri disa javë më parë.

Gazetari Artan Diko bën me dije për abcnews.al se bëhet fjalë për një 16 vjeçare nga fshati Kostren i Beratit, e cila është konstatuar pozitive me koronavirus.

E reja ka patur temperaturë dhe rrjedhimisht ka kërkuar ndihmën e mjekëve, të cilët pas bërjes së testit konstatuan se ishte pozitive. Nuk dihet ende se si u infektua 16 vjeçarja.

Vajza është izoluar në shtëpi bashkë me familjarët e tjerë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Raste të reja sot
-18 raste në Krujë
-6 raste në Kukës
-4 raste në Tiranë
-2 raste Kurbin
-1 rast Lushnje
-1 rast Berat
-1 rast i importuar nga Greqia
-1 në Burrel /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!