Kryemnistri Rama ka postuar në rrjetet sociale një video me të moshuarit që janë lejuar sot të dalin nga karantina duke shijuar rrezet e diellit në parqe dhe rrugë.
Rama shkruan në Facebook se ata kane qenë mjaft mirëkuptues për rregullat e vendosura për shkak të karantinës.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/559091358357756/
Postimi i Ramës
Sa shumë mund e dashuri në rritjen e fëmijëve dhe fëmijëve të fëmijëve❤️Sa shumë punë e mund për familjen dhe për Shqipërinë❤️ Sa shumë sakrifica e po aq modesti e mirëkuptim në pranimin e tyre❤️ Sa shumë shembuj qytetarie prej tyre në ditë të vështira e sa shumë borxhe për ta sot e gjithmonë❤️.

