Tirana pranë rekordit historik/Faza finale e mbjelljes së 100 mijë pemëve

schedule14:56 - 9 Mars, 2018

schedule 14:56 - 9 Mars, 2018

93 mijë pemë janë mbjellë aktualisht në Tiranë falë kontributit të qytetarëve, bizneseve, por edhe institucioneve, të cilat i janë bashkuar aksionit të bashkisë për shtimin e sipërfaqeve të gjelbra.

Në aksionin për mbjelljen e 160 fidanëve tek mbikalimi i Saukut dhurate nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit dhe punonjës të Drejtorisë së Konvikteve të Shkollave të Mesme, kryetari i Bashkisë ftoi qyetaret te shfrytezojne kohen e mbetur per te shtuar siperfaqet e gjelbra ne lagjet ku banojne.

Deri në 21 mars, Ditën Botërore të Pyjeve, Bashkia e Tiranës sipas kryebashkiakut do të organizojë disa aksione që synojnë arritjen e rekordit për mbjelljen e mbi 100 mijë pemëve të reja, si pjesë e projektit të Pyllit Orbital. /abcnews.al