Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka pasditen e kësaj të premteje i është përgjigjur kryeministrit Rama, i cili në një komunikim për mediat ka theksuar se strategjia e ndjekur për testimet në vend, është konfirmuar se ajo e duhura edhe nga ekspertët gjermanë.
Paloka në reagimin e tij thotë se Gjermania bën 500 mijë teste në javë për koronavirusin dhe ka ngritur edhe pika ambulante nëpër rrugë.
Ndër të tjera në postimin e tij në Facebook, ai shkruan se kjo është strategjia që ndjek vendi me i suksesshem në Evropë.
Postimi i plotë:
Ne Gjermani behen per qytetaret gjermane 500 mije teste ne jave per corona virusin. Gjermania ka ngritur dhe pika ambulante neper rruge qe ju a merr tamponin gjithe atyre qe udhetojne me makina. Kjo eshte strategjia qe ndjek vendi me i suksesshem ne Evrope.
Nderkohe nga bunkeri, Rama: “U njoha me ekspertet gjermane te Merkelit, hengrem dhe nje dreke . E kaluam aq bukur…
Ata me rekomanduan te mos bej teste tek asimptomatiket dhe une i terhoqa. Njerezore…”./abcnews.al