“I dhanë pije dhe i vunë aparat në kokë”: Trondisin prindërit e 17 vjeçares së abuzuar në Sarandë

schedule07:42 - 25 Prill, 2020

schedule 07:42 - 25 Prill, 2020

Prindërit e 17 vjeçares që ka akuzuar për abuzim seksual tre persona në Sarandë dolën sot në një deklaratë për mediat duke mohuar gjithçka, madje edhe faktin se ajo mund të jetë abuzuar seksualisht nga Bajram Tusha, 72 vjeçari që tani gjendet pas hekurave prej disa ditësh.

Prindërit e vajzës shprehen se vajza është manipuluar nga i dashuri i saj pasi qendruan për 21 ditë bashkë në Durrës. Madje nëna shprehet se vajzës i kanë dhënë pije të ndryshme dhe “i kanë vendosur një aparat në kokë” për ta manipuluar.

Ata akuzojnë të afërmit të djalit, me të cilën qendroi vajza se ishin ata që shkaktuan gjithçka.

Gazetarja e Abc News, Silvi Sulaj ka marrë dëshminë e tyre, e cila trondit jo pak për mënyrën se si prindërit i qasen fëmijës së tyre edhe në rastet kur bëhet fjalë për një ngjarje tepër të rënde, siç është abuzimi seksual.

Babai i vajzës tregon:

U dashurua me një djalë. Ky djali erdhi vetëm ditën e parë dhe të dytë sa mori vajzën dhe nuk ka ardhur më në shtëpi. Ma bllokoi vajzën për 25 ditë. Folëm në telefon me vajzën dhe më tha që ishin në Durrës dhe do merrnin shtëpi me qira.

Kam shkuar në polici disa gerë dhe më kanë nxjerrë përjashta nuk më kanë dëgjuar.

Dëshmia

A ju ka thënë vajza se ka qenë e abuzuar?
Jo asnjëherë.

Vajza ka akuzuar edhe dy të tjerë për abuzim, jeni në dijeni?
Po jemi. Njëri prej tyre nuk është futur asnjëherë në shtëpinë time. Thjesht ka ardhur njëherë më ka sjellë peshk, madje as më mori lekët dhe iku.

Përse mendoni se i ka akuzuar vajza?
Në momentin që ata kanë qenë këtu, ata i janë fiksuar vajzës dhe prandaj i ka akuzuar. Vajza vetëm ata mbante mend dhe askënd tjetër.

Sa i përket raportit me 72 vjeçarin, vajza ka thënë se gjthçka ka filluar kur ishte 9 vjeçe?
Në asnjë mënyrë. Wshtë e pamundur. Disa thonë nëntë vjeçe dhe disa 14 vjeçe.

Vajza ju akuzon juve për sjellje të turpshme ndaj saj
Kurrë. Asnjëhjerë.

Cili është qendrimi juaj?
Njerëzit e pafajshëm të dalin nga burgu dhe të merren ata që janë të fajshëm.

Kush është i pafajshëm sipas jush?
Bajram Tusha është i pafajshëm. Unë shkova të denoncoja një njeri tjetër ata morën Bajram Tushën dhe i thanë firmos këtu dhe prano që ke abuzuar.

Çfarë marrëdhënie keni ju me Barjam Tushën?

Shoqëri dhe miqësi. Më ka ndihmuar këtu e 9 vite. Nuk kemi pasur ndonjë konflikt tjetër në botë. Vajza është e shtyrë nga Gentian Ruci. Për arsye se diku, shumë vite më parë kur nuk ishim këtu, ai e ka bërë vajzën që të thoshte vetëm për këtë person.

Çfarë qëndrimi keni mbajtur ju për marrëdhënien që kishte vajza juaj me Gentian Rucin?

Kur erdhi ditën e parë këtu, nuk e njihja fare, shumë të largët. Mua vajza më ka premtuar në 4-5 mars, që o babi më vjen ai më kërkon mua, kam një mur në shtëpi për të bërë. Jo i thashë nuk e bëj dot. E pyesnim vajzën, ‘të ngacmon’ , jo nuk më ngacmon. Sa lidhje kishte vajza me këtë njeri ne s’dimë gjë. Na thosh që është polic, se është kështu, se ashtu e mashtronte dhe ai.

Ndërkohë vajza ka kaluar 2 javë në shtëpinë e tij, si është larguar nga shtëpia jua?

Vajza është larguar 25 ditë. E mbylli në shtëpinë e tij, e çonte nëpër shoqëri. Më merrte mami jam te një shoku i Gentit.

Çfarë nënkuptoni ju me e çonte nëpër shoqëri, çfarë i bënte?

Dimë ne çfarë i bënte. Përderisa vajza ka ndryshuar mund t’i kenë bërë çdo gjë. Mund t’i kenë bërë lëndë narkotike. Vajza më tha o babi më bëri një aparaturë në kokë, tha, për të larë trurin.

Mendoni se të tjerë meshkuj mund të kenë abuzuar me vajzën tuaj?

Po, gjatë kohës që ishte me Gentian Rucin.

Ju si familjarë, gjatë kohës që nuk ishte në shtëpi, e kërkonit vajzën? Jeni përballur me Gentianin?

E kërkonim dhe nuk na fliste. Dhe në fund që unë kuptova vajzën, vajza vjen me cigare dhe orë e sekondë donte cigaren. Pas cigaren kërkonte kokakolën. Nuk pinte kurrë më parë. /abcnews.al/