Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nga sot pas orës 17.30 gjithë vendi në shtetrrethim, Rama: Situata e mirë por mund të përmbyset

schedule15:11 - 24 Prill, 2020

schedule 15:11 - 24 Prill, 2020

Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me qytetarët ditën e sotme tha se edhe këtë fundjavë do të vazhdojë izolimi në shtëpi ashtu siç ka ndodhur fundjavat e kaluara.

“Edhe këtë fundjavë të gjithë do të jenë në shtëpi, përveç atyre që janë të lejuar të punojnë në ato lloj punësh që janë miratuar me leje të posaçme”, tha ai.

Rama tha se jemi në situatë pozitive por që është shumë kollaj e përmbysshme.

“Për nesër të shtunë e të dielë do jetë e njëjta gjë të gjithë në shtëpi pa përjashtim përveç atyre që janë në ato punë të lejuara të shtunë e të dielë, se jemi në situatë shumë pozitive por është e përmbysshme sa hap e mbyll sytë nëse ne lëshohemi. E patë që doli me Covid njëri prej atyre që erdhi nga Greqia? Që më ra goja? Fatmirësisht është në karantinë, po të kishte vajtur në shtëpi në Përmet? Sot dhe Përmetin do e kishim vatër infeksioni”, tha Rama./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!