Ulet numri i viktimave nga Covid-19 në Spanjë, 367 persona humbin jetën brenda ditës

schedule12:52 - 24 Prill, 2020

schedule 12:52 - 24 Prill, 2020

Numri i viktimave të shkaktuara nga koronavirusi në Spanjë vazhdon që të pësojë rënie.

Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet shëndetësore në vend, brenda 24 orëve në vend kanë humbur jetën 367 persona, 73 më pak se një ditë më parë. Këto janë shifrat më të ulëta në të gjithë muajin.

Numri i përgjithshëm i viktimave në vend është rritur kështu në 22,524. Ndërsa, brenda ditës Spanja ka regjistruar 6,740 raste të reja me Covid-19 duke bërë që numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend të rritet në 219,764.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka deklaruar se qeveria e tij planifikon që në gjysmën e dytë të majit të nisë lehtësimin e masave të izolimit, të marra për të ngadalësuar përhapjen e virusit korona. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!