Nje inspektor i Drejtorisë Rajonale të Hetimit Tatimor në Tiranë u vu në pranga nga policia për shpërdorim detyre.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 34 vjeçari Klodjan Pjeshka dyshohet se i ka kërkuar 20 mijë lekë të reja një 56 vjeçari në Rrogozhinë, në këmbim të mosndëshkimit me gjobë.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasit Klodjan Pjeshka, për veprat penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimit të detyrës”./abcnews.al