700 persona, ndër të cilët mjekë, specialist dhe student mjekësie në Kanada, kanë firmosur një peticion për të protestuar kundër rritjes së pagave nga ana e qeverisë, në dëm të personelit mjekësor të cilit i është redukruar paga si pasojë e shkurtimeve në sektorin publik. Në protestë kërkohet që shumat të rishpërndahen në sistemin shëndetësor të Kuebek për të promovuar shëndetin e popullsisë dhe për të përmbushur nevojat e pacientëve pa rënduar tek të punësuarit e sektorit.
Për mjekët, ajo e qeverisë konsiderohet si një manovër ofenduese, pasi shkakston shkurtime të vendeve të punës tek infermierët dhe personeli mjekësor që kanë një mbingarkesë pune, dhe nga ana tjetër pacientët duhet të paguajnë më shumë për shërbime që po përkeqësohen. Në letrën e protestës shkruhet se kjo rritje page për mjekët është shokuese sepse infermierë dhe profesionistë të tjerë përballen me kushte shumë të vështira pune ndërsa pacientët nuk kanë akses në shërbimet e kërkuara për shkak të shkurtimeve drastike të viteve të fundit, si dhe të centralizimit të pushtetit në ministrinë e shëndetësisë. /abcnews.al