Deklarimet e Bashës/Rama: Dy prononcime kontradiktore

schedule12:59 - 9 Mars, 2018

schedule 12:59 - 9 Mars, 2018

Lulzim Basha mohon çdo lidhje me bisnesmenët ruse, për të cilët revista investigative amerikane “Mother Jones” shkruan se kanë financuar lobimin e PD në SHBA. Basha deklaroi në studion e Blendi Fevziut, se nuk ka paguar asnjë lek për foton me presidentin Trump, ndërsa tha se PD po sheh mundësinë të hedhë në gjyq revistën amerikane, për prishje imazhi.

Një ditë pas deklaratve të kreut demokrat Lulzim Basha në “Opinion”, lidhur me financimin e lobimit të PD, ka reaguar edhe kryeministri Rama.

Përmes dy videove të bëra bashkë të postuara në facebook, kreu i qeverisë deklaron se këto dy prononcime janë krejt kontradiktore.

Sipas tij është një mishmash fund e krye korruptiv xhepash të errët, në shkelje të hapur me pasoja penale të disa ligjeve të vendit, por që kjo histori s’mund të mbyllet pa u zbardhur deri në fund.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155631455851523/

Postimi i Plotë i Ramës në Facebook

Që është një mishmash fundekrye korruptiv xhepash të errët, kjo nuk diskutohet sepse vetë mishmashi provohet edhe nga dy prononcime krejt të kundërta, në harkun e 3 muajve nga i zoti i mishmashit;

Që është një mishmash në shkelje të hapur me pasoja penale të disa ligjeve të vendit, as kjo nuk diskutohet dhe për këtë mjafton të dëgjosh qoftë edhe vetëm këto dy prononcime krejt kontradiktore;

Që është e habitshme që të gjenden disa rusë bujarë (dhe jo vetëm rusë) që të nxjerrin nga xhepat e tyre gjysëm milionë dollarë për një parti shqiptare, as kjo nuk diskutohet që e bën mishmashin edhe më skandaloz, ligjërisht e politikisht!

Por që kjo histori s’mund të mbyllet pa u zbardhur deri në fund, nëse ka apo jo, interferenca malinje forcash të huaja për ta përdorur opozitën shqiptare në funksion të cënimit të imazhit të Shqipërisë (drogëdrogëdrogëkrimkrimkrim), me qëllim pengimin e procesit të integrimit europian dhe destabilizimin e vendit, kjo është absolutisht e padiskutueshme!

Shqipëria nuk mund të merret dot peng nga askush dhe shqiptarët pa dallim partie, nuk e meritojnë këtë mishmash papërgjegjshmërie politike, ligjore dhe kombëtare. /abcnews.al