Paga 40 mijë lekë në paketën e dytë ekonomike, miratohet për 11 990 punonjës

schedule18:40 - 22 Prill, 2020

schedule 18:40 - 22 Prill, 2020

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë me dije se nga dita e djeshme që ka nisur aplikimi për të përfituar nga paketa e dytë ekonomike janë miratuar 11 990 kërkesa për punonjësit që përfitojnë nga kjo paketë.

Ndër të tjera përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat bëhet me dije se numri i kërkesave të individëve ka qenë 6 621 dhe ai i bizneseve 6 613, me një total punonjësish 13 324.

Ndërtkohë deri më tani janë miratuar 6 330 kërkesa nga 6 337, pra 7 janë mohuar, ndërsa numri i punonjësve të miratuar deri më tani në total është 11 990.

Ndërkohë një ditë më parë Drejtoria e Tatimeve bëri me dije se deri më tani pagën e luftës e kanë marrë 53 mijë aplikues. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!