Moti – E enjte, 8 mars 2018

schedule14:00 - 8 Mars, 2018

schedule 14:00 - 8 Mars, 2018

Sipas MeteoAlb: Kanë vijuar shirat e dobët dhe mesatarë në gjithë vendin deri në mesditë kur kthjellimet janë shfaqur në zonat Perëndimore. Ndersa pasditja dhe orët në vijim, sjellin kthjellime të shpeshta në gjithë territorin shqiptar.

Temperaturat e ajrit janë ulur me 1 – 2°C në të dy ekstremumet termike të ditës vlerat e të cilave variojnë nga 2 në 20°C.

Era paraqitet mesatare dhe rrallë-herë e fortë, me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Perëndimor ndërsa në det dallgëzimi mbetet 3 ballë.

Moti – E premte, 9 mars 2018
Sipas MeteoAlb: Paraditja dominohet nga kthjellime dhe vranëira të herë pas hershme në të gjithë vendin. Ndersa pasditja dhe mbrëmja paraqiten me kthjellime në zonat bregdetare dhe të ulëta por vranësira kalimtare do të ketë në zonat Lindore dhe Veriore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë gjatë mëngjesit POR mesdita sjell një rritje me 2 – 3°C duke ngjitur maksimumin mbi 22°C.

Era do të fryjë kryesisht e lehte, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det dallgëzimi ulet në 1 – 2 ballë.

Prezantoi: Fioralba Dizdari

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!