Meta: Rritja numrit të testimeve duhet të jetë qëllimi i qeverisë

schedule13:12 - 22 Prill, 2020

schedule 13:12 - 22 Prill, 2020

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme ndryshimet në Kodin Penal sa i përket dhunës në familje, edhe pse është shprehur se ka disa rezerva.

“Duhet t’i nënshtrohen një fushate të gjerë informimi publik. Duhet të rrisin kapacitete e tyre për t’u përgjigjur kërkesave në nevojë, rritje numrit të testimeve duhet të jetë qëllim i qeverisë. Edhe ndryshimet e tjera që trajton dhunën në familje, shihet me rezervë subjektet e shtuara në dispozitë. Të rritet transparenca dhe rritjen e shtresës në nevojë”, tha Meta.

Koronavirusi, Meta dekreton ndryshimet për Kodin Penal

I pyetur në lidhje me akuzat e opozitës se qeveria ka blerë teste me çmim shumë herë më të lartë se tregu, Meta theksoi se se në një situatë të tillë pandemie, thelbi është transparenca.

Lidhur me shqetësime të opozitës, këto kufizime që imponohen për shkak të një pandemie duhet të shërbejmë për të rritur përgjegjshmërinë e menaxhimit të krizës. Mënyra më e mirë është rritja e transparencës, aq më tepër kemi të bëjmë me një vëmendje të shtuar të të gjithë qytetarëve, unë mund të apeloj për të rritur transperencën në këtë drejtim”, tha Meta.

Gjithashtu Presidenti ka folur edhe për situatën e fasonerive ku rastet e fundit me koronavirus janë ato të raportuara në qytetin Krujës. Meta deklaroi se nëse në fasoneri nuk garantohen kushtet sipas tij ato duhet të mbyllen.

“Sa i takon lajmeve shqetësuese nga Kruja apo Kurbini është me mjaft rëndësi që të respektohen distancat sociale dhe të ketë standarde të detyrueshme nga Institucionet e Shëndetit Publik për çdo aktivitet, çdo nënvlerësim do të ishte me kosto të jashtëzakonshme, do të ishte kosto e shtuar financiare, ekonomike dhe psikokologjike.