Tërheqja nga Konventa Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, Meta komenton vendimin e qeverisë

schedule12:40 - 22 Prill, 2020

schedule 12:40 - 22 Prill, 2020

Presidenti Ilir Meta, ka njoftuar sot se ka dekretuar ndryshimet në Kodin Penal, të miratuar një javë më parë nga Kuvendi i Shqipërisë. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se ai i ka mbështetur ndryshimet në Kodin Penal.

I pyetur për vendimin e qeverisë për tu tëhequr përkohësisht nga Konventa Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, Meta tha se në një situatë të tillë për arsye madhore një vend anëtar merr vendime të imponuara.

“Lidhur me çështjen e Konventës kjo është një praktikë që njihet edhe nga vetë Këshilli i Evropës që për arsye madhore një vend anëtar merr vendime të imponuara. Edhe komisioni i Venecias edhe Këshilli i ka bërë të qartë që nuk duhen dëmtuar parimet Kushtetuese, ndaj dhe e çmoj shumë transparencën”, tha Meta./abcnews.al

 

Lexo edhe: “Teste me çmime më të larta se tregu”, Meta: Transparencë në këtë drejtim

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!