Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ish-ushtarak i lartë, kush është 71 vjeçari nga Durrësi me koronavirus që ndërroi jetë tek “Sanatoriumi”

schedule13:45 - 22 Prill, 2020

schedule 13:45 - 22 Prill, 2020

71 vjeçar nga Durrësi që ndërroi jetë një ditë më parë në Sanatorium është një ish-ushtarak i lartë në Forcën Detare të Shqipërisë.

Bëhet fjalë për Çapajev Filen, i cili ishte me koronavirus dhe u nda nga kjo botë gjatë mbrëmjes së djeshme.

Çapajev File ka pasur një karrierë të gjatë në Forcën Detare dhe megjithëse vitet e fundit kishte dalë në pension vijonte të ishte mjaft aktiv në aktivitetet e ndryshme të zhvilluara nga Forca Detare. Me rastin e 70-vjetorit të lindjes, File u nderua me Medaljen e Mirënjohjes nga Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, me motivacionin “Dalluar për kontributin e dhënë si ushtarak me një karrierë të spikatur në shërbim të Forcës Detare”.

Në të gjitha postet e rëndësishme që ka mbajtur gjatë karrierës së gjatë 44-vjeçare në Forcat e Armatosura, File është dalluar për përkushtimin dhe profesionalizmin në detyrë.

Gazetari Leonidha Musaj tha për “ABC News” se Çapajev Fili, një ushtarak i lartë në Durrës, ndërroi jetë si pasojë e prekjes së COVID-19. Ish-ushtaraku ishte dërguar disa ditë më parë Infektiv. Nuk dihet se nga mund të jetë infektuar 71-vjeçari, por mësohet se familjarët e tij nuk rezultojnë të prekur nga koronavirusi. Ai vuante nga tensioni dhe diabeti duke ndikuar negativisht në shëndetin e tij. Ndërkohë nuk dihet zinxhiri ku është prekur 71-vjeçari, por nga burime konfidenciale në Durrës nuk konfirmohen persona të prekur me COVID-19.

Njëkohësisht, Çapajev File ishte një anëtar i nderuar i Rotary Club dhe pjesëmarrës aktiv në veprimtaritë e ndryshme të organizuara nga kjo shoqatë në qytetin e Durrësit dhe më gjerë.

Ngushëllimin për ndarjen e tij nga jeta ka shprehur në rrjete sociale edhe Shoqata Atdhetare “Sazani”, që shkruan: “U nda nga jeta në moshën 71 vjeçare shoku ynë Z .Çapajev File.ish banor i Sazanit, ish ushtarak i lartë ku ka shërbyer në F.L.D. Duke i shprehur ngushëllimet familjes të prehet i qetë,për në do ngelet i pa harruar”.

Varrimi i Çapajev Files zhvillohet sot në orën 13.00, në qytetin e Durrësit.

Capajev File, djathtas

Kush ishte Çapajev File?

Kapitenin i rangut I (në pension) Çapajev File ka shërbyer për rreth 44 vjet në Forcat e Armatosura, kryesisht si pedagog në Akademinë e Detarisë dhe Akademinë e Forcave të Armatosura.

Ai ka shërbyer gjithashtu në detyra të rëndësishme në Forcën Detare, duke filluar nga komandant Katri Silurues në ishullin e Sazanit, shef stërvitje në Bazën Ushtarake të Vlorës, komandant i Grupit të Anijeve Mbiujëse në Bazën e Durrësit, komandant i Shërbimit Hidrografik shqiptar, kapiten i Përgjithshëm i Porteve dhe shef i Shtabit të Forcës Detare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!