Në Kurbin rastet me koronavirus po shtohen dita ditës. Zona e Kurbinit ka qenë vatra më e nxehtë në Lezhë, ku ditën e sotme ka pasur edhe një person të infektuar. Janë kryer 8 teste të reja gjatë ditës së djeshme dhe ka rezultuar vetëm person i infektuar. Sërish personi i infektuar rezulton të jetë punonjëse e fasonerisë.
Gazetari Gjergji Figuri tha për “ABC New” se personi i infektuar është punonjës fasonerie në Krujë. Epidemiologët besojnë se kanë arritur në pikën maksimale të infektuarve.
“Sa i përket Lezhës apo Mirditës ende nuk flitet për të infektuar të rinj, por ka një monitorim të vazhdueshëm. Vlen për tu theksuar se pas çlirimit të disa masave nuk ka ulje të qytetarëve që lëvizin. Kjo situatë është e njëjtë në Kurbin dhe në Mirditë. Mesa duket paralajmërimet nuk kanë dhënë efektin e pritshëm. Është për tu theksuar se pas orës 13:00 shumica e qytetarëve mbyllen brenda, bizneset qëndrojnë të hapura, por numri i lëvizjeve është i vogël.
Në fasonerinë e Krujës sipas burimeve konfidenciale, masat e marra nuk ka qenë ato të duhurat, dezinfektimi dhe distancimi social nuk kanë qenë shumë të zbatuara. Fakti që fasoneria ka punuar jashtë kushteve do të thotë që nuk ka pasur kontrolle të duhura”, raportoi për “ABC News” gazetari Gjergji Figuri.
Të martën Ministria e Shëndetit njoftoi se ishin konfirmuar 25 raste të reja në të gjithë vendin. Nga këto 25 raste, 17 raste u regjistruan në Krujë dhe tetë të tjera në Laç./abcnews.al/

