Intervistat nga shtëpia nuk janë edhe aq komode sa duken nga ekrani. E në shumë raste ato reflektohen edhe në transmetim.
Përgjatë ditëve të fundit çdo ditë e më shumë specialistë të fushave të ndryshme janë detyruar kryejnë intervista nga shtëpia përmes “Skype” në kuadër të masave të ndërmarra nga qeveria për distancimin social për të shmangur rrezikun e përhapjes së Covid-19.
LEXO EDHE: Gjata: Frenuam infeksionin në masë me spitalet Covid! Po studiohet vaksina e turbekulozit
Ditën e sotme në studion e emisionit”Provokacja” nga Mustafa Nano ishte i ftuar rektori i Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata i cili në një lidhje “Skype” nga shtëpia e tij foli për situatën e Covid-19.
Por bashkë me të, nga shtëpia e Gjatës dëgjohej edhe qeni i tij. Moderatori i emisionit Mustafa Nano shkëmbeu edhe një batutë me Gjatën lidhur me këtë situatë të krijuar në transmetim.
Nano: Doktori ka qenin në shtëpi dhe.. Tani është i qetësuar qeni?
Gjata: Po po (qesh). /abcnews.al