Prapaskena e bujshme, UEFA merr sugjerimin për të ndalur futbollin

schedule20:37 - 21 Prill, 2020

schedule 20:37 - 21 Prill, 2020

Është zbuluar një prapaskenë e bujshme sa i takon video-konferencës së UEFA-s me datë 16 prill. Siç raporton revista braziliane “Veja”, në këtë video-konferencë ka marrë pjesë edhe OBSH, përveç 55 Federatave anëtare.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka këshilluar drejtuesit e UEFA-s të mos mendojnë për rifillimin e futbollit, pasi rreziku i përhapjes së COVID-19 është ende shumë i lartë.

Madje, OBSH i ka sugjeruar UEFA-s të shtyjë çdo eveniment futbollistik deri në fund të vitit 2021. Gjithsesi, ky është vetëm një sugjerim i OBSH-së, ndërsa vendimin final, do e marrë UEFA me në krye Ceferin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!