Austria duket se diata ditës po përpiqet që të lehtësojë masat parandaluese të koronavirusit.
Gjatë javës së kaluar ajo ka hapur me mijëra biznese që në kuadër të plotësimit të kushteve higjeno sanitare mund të vijonin punën normalisht.
Këtë të martë kancelari austriak Sebastian Kurz deklaroi se nëse kurba e pandemisë së koronavirusit qëndron e ulët, atëherë që prej 15 majit do të fillojë hapja e kafeneve dhe e restoranteve.
Ndërkohë gjatë javëve të ardhshme do të prezantohen edhe kushtet e reja për këto biznese. Normalisht, punonjësit duhet të jenë të pajisur me maska.
Që në fillim të muajit maj do të fillojë dhe hapja e shërbimeve dhe sekteve fetare, ndërkohë edhe shkollat do të happen gradualisht për gjatë atij muaji.
Ndërkohë deri më tani Austria numëron 454 viktima dhe 14,812 të infektuar, ndërsa betejën me të sëmundje e kanë fituar 10 971 persona./abcnews.al

