Serbia bllokon hyrjen e kamionëve nga Kosova

schedule17:15 - 21 Prill, 2020

schedule 17:15 - 21 Prill, 2020

Serbia në një vendim më të fundit të saj në kohën e pandemisë ka bllokuar transportuesit e mallrave që vinin nga Kosova.

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Mjedisit, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në Tëitter, shkruan se është e paparë që gjatë periudhës pandemike të ndalohen transportuesit.

Gjithashtu ai ka akuzuar autoritetet serbe për sjellje çnjërzore dhe kundër marrëveshjes rajonale për korridore.

“Është e paprecedent që gjatë pandemisë autoritetet serbe kanë bllokuar transportuesit e mallrave që vinin nga Kosova. Kjo është shkelje çnjerëzore dhe flagrante të marrëveshjes rajonale për korridorë të gjelbër gjatë betejës me COVID-19, për cka janë marrë vesh të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar ministri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!