Dy ditët e fundit duket se ka një rritje të numrit të viktimave nga koronavirusi në Greqi. Deri më tani kanë humbur jetën 119 persona nga COVID-19.
Mediat greke bëjnë me dije se viktima më e fundit është në Selanik, një 35- vjeçar pa asnjë sëmundje tjetër shoqërusese por mjaftoi COVID-19 për t’i marrë jetën.
Ndërkohë numri i personave të ifektuar deri më tani në vendin fqinj është 2 245 persona.
Fatmirësisht duket se numri i personave të infektuar deri më tani me koronavirus është në ulje, gjithashtu ka rënë edhe numri i pacientëve që kanë nevojë për shërbim intensiv duke rritur numrin e personave që kanë fituar këtë betejë. /abcnews.al