Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“Nuk e di si kemi shpëtuar!”, banori në Krujë: Mu dogjën 250 rrënjë ullinj dhe pemë

schedule10:01 - 9 Gusht, 2026

schedule 10:01 - 9 Gusht, 2026

Qyteti i Krujës përjetoi mbrëmjen e djeshme orë tensioni mes luftës së vazhdueshme me flakët që përpijnë kodrat e qytetit. Mbi 200 efektivë zjarrfikës dhe mbi 200 efektivë të Forcave të Armatosura, si dhe helikopterë ndërhynë duke bërë të mundur neutralizimin e flakëve në orët e para të mëngjesi.

Një prej banorëve të qytetit tregon për ABC News situatën e vështirë dhe dëmet e shkaktuara nga flakët.

“Nuk e dimë si kemi shpëtuar. Është bërë vendi shkrumb. Mua më janë djegur 50 rrënjë ullinj dhe rreth 200 rrënjë pemë. Na kanë thënë të largohemi nga shtëpia”, rrëfen banori.



Ai tregon se ndërhyrja nga ajri vijoi për disa orë, ndërsa helikopterët u përballën me flakët për rreth pesë orë.

“Helikopterët kanë luftuar për 5 orë me flakët. Rreziku ka kaluar. Që atje ka nisur zjarri dhe e ka marrë përpara”, shprehet banori, duke iu referuar zonës nga ku dyshohet se nisi përhapja e zjarrit.

Zjarri la pas një magazinë të shkrumbuar, qindra hektarë tokë të djegur dhe dëme në bujqësi, ndërkohë që fatmirësisht nuk pati asnjë banorë të lënduar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!