Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“Shtrihu në tokë!”/ Momenti i arrestimit të 20 vjeçarit në Korçë, shkoi në banesë për të marrë para

schedule10:36 - 9 Gusht, 2026

schedule 10:36 - 9 Gusht, 2026

Momenti i arrestimit të Kristjan Sterjo, 20 vjeçari që vrau Joan Zuko. Sterjo u arrestua në mesnatë nga policia e Korçës afër mitropolise, ku po kthehej në banesë për të marrë lek dhe vazhduar arratinë, pas 6 orësh duke u fshehur afër varrezave të qytetit, në zonën e quajtur “Fusha e Druve”.

 Kristjan Sterjo, i dyshuari për krimin,  ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor lidhur me rrethanat dhe motivin e konfliktit që përfundoi në mënyrë tragjike.

Sipas dëshmisë së tij, përplasja me 20-vjeçarin kishte nisur disa ditë përpara ngjarjes dhe lidhej me disa episode të mëparshme mes tyre. Një nga shkaqet që dyshohet se ka përshkallëzuar konfliktin ka qenë edhe një pretendim për ngacmimin e të dashurës së autorit të dyshuar.



Por hetuesit po marrin në konsideratë edhe përplasjet e mëparshme mes dy të rinjve. Sipas të dhënave të deritanishme, ata kishin pasur debate dhe konflikte verbale, ndërsa dyshohet se mes tyre kishte pasur edhe ngacmime e provokime të ndërsjella.

Konflikti, i cili dyshohet se kishte nisur për arsye të dobëta dhe lidhej edhe me pretendimet se kush konsiderohej “i forti” i lagjes, vijoi të përshkallëzohej përmes sharjeve dhe përplasjeve të vazhdueshme.

Sipas dëshmisë së Sterjos, ditën e ngjarjes ai ka marrë armën dhe ka shkuar në ndjekje të 20-vjeçarit. Më pas e ka qëlluar me një plumb pas shpine, plagë e cila rezultoi fatale për Johan Zukon.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!